Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës
Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale. “Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”. Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim. BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca...