Rama nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë. Kur më thanë se kandidatja e Bulqizës ishte divorcuar, u thashë ma sillni direkt…

Rama nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë. Kur më thanë se kandidatja e Bulqizës ishte divorcuar, u thashë ma sillni direkt…

Edi Rama vuri theksin te fjala e tij e mbajtur sot nga Dibra, tek forca e grave dhe vajzave në fitoret e PS-së në zgjedhje dhe përqindjet e rritura të numrit të tyre në anëtarësi, në drejtim, bashki dhe Parlament. Si shembull mori dy kryebashkiaket e Bulqizës dhe Klosit, teksa bëri edhe batuta me gratë dhe vajzat e pranishme, duke e shoqëruar edhe me shifra të gati pesëfishuara me gra në PS. Ai u shpreh se edhe fitoren e 10-të ndaj kundërshtarit nuk do ia japin burrat, të cilët tha se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”, por pa gratë në shtëpi janë edhe “me bisht”. “Në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka disa qarqe me 65%, Dibra llogaritet...