Fermerët përleshen me policinë, protesta masive në Greqi, autostradat vijojnë të jenë të bllokuara

Fermerët përleshen me policinë, protesta masive në Greqi, autostradat vijojnë të jenë të bllokuara

Fermerët në Greqi nuk e kanë ndalur revoltën e tyre. Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm në qytetin Heraklion në Kretë, ku protesta mori përmasa të mëdha dhe u shoqërua me incidente të dhunshme. Situata doli jashtë kontrollit pas vendimit të fermerëve për të bllokuar aeroportin “Nikos Kazantzakis”, një masë që u mor në një takim të zhvilluar herët në mëngjes. Përpjekja e fermerëve për të çarë barrikadat policore solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilat përdorën armë kimike dhe granata zhurmuese për t’i shpërndarë. Bujqit u kundërpërgjigjën duke qëlluar  me gurë drejt policisë. Në kulmin e përplasjes, një automjet i policisë  u përmbys nga demonstruesit, ndërsa si pasojë e incidenteve një civil dhe një oficer policie mbetën të plagosur. Ndërkohë fermerët në zonën...