E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë. Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira. Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg. “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4...