Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Të zhdukim me acid”/ Si u mor peng dhe u dhunua Ilir Topçiu nga grupi i “Duçes”: Ma fiku cigaren në ballë dhe…
Alti Nallbati, Marsel Buçi, dhe deputeti Bledian Nallbati DEVOLL- Është zbardhur dosja penale e ngjarjes së ndodhur në fund të muajit tetor në Bilisht, ku Ilir Topçiu u mor peng dhe më pas u dhunua brutalisht. Katër autorët e ngjarjes, Altin Nallbati, alias “Duçja”, vëllai i deputetit të PD, Bledjon Nallbati, dhe dy persona të tjerë, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku, ndodhen në burg për akuzat e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Kanosjes”, të kryera në bashkëpunim. Më datë 4 nëntor 2025, gjyqtarja e Korçës, Elena Tafa, vendosi caktimin e masës së “arrestit me burg” me afat 40-ditor. Tashmë janë bërë 30 ditë nga arrestimi i të akuzuarve, të cilët po mbahen në paraburgimin e Drenovës. Mësohet se avokatët dhe familjarët e të...