Rreziqet nga IA, Tushi: Disa profesione të lidhur me njeriun s’do asgjësohen

Rreziqet nga IA, Tushi: Disa profesione të lidhur me njeriun s’do asgjësohen

Sociologu i njohur Gëzim Tushi ka deklaruar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1 se pavarësisht zhvillimi të tekonologjisë dhe përparimit të Inteligjencës Artificiale, disa profesione do t’i rezistojnë kohës. Sipas Tushit, disa profesione që janë pjesë e lëkurës njerëzore nuk do të asgjësohen. “Edhe pse shumë profesione do të marrin karakter teknologjik nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe mjeteve të tjera edhe pse informacioni publik do të bëhet shumë i përdorueshëm, disa profesione që janë të lëkurës njerëzore do të mbeten. Do të përparojë teknologjia por kontakti me lëkurën njerëzore të disa profesioneve nuk do të asgjësohet sepse janë të domosdoshme sepse jemi në një dilemë dhe në fillimet e këtij revolucioni të katërt që nuk do të jenë kurrë i kthyeshëm mbrapsht”, ka theksuar Tushi....