VIDEO-‘Këta njerëz fshehën thikën’/ Babai i adoleshentit të vrarë në Korçë: Drejtësia na e vrau për së dyti

VIDEO-‘Këta njerëz fshehën thikën’/ Babai i adoleshentit të vrarë në Korçë: Drejtësia na e vrau për së dyti

Lidhur me vrasjen e 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë duket se ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit. Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli. Edison Xhejo, babai i viktimës: ‘Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e...