Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Prindërit e 14-vjeçarit: Drejtësia e vr*u për herë të dytë djalin tonë
Prindërit e 14-vjeçarit Eraldo Xhejo, i cili u vra në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, kanë shprehur dhimbjen e madhe dhe shqetësimin për vendimet e fundit të gjykatës. Eraldo humbi jetën pas një konflikti me një tjetër 14-vjeçar, Enedio Guri, i cili e goditi me thikë. Në ngjarje u përfshinë edhe babai dhe xhaxhai i autorit, të cilët u arrestuan si bashkëpunëtorë, për fshehje të provave dhe ndihmë ndaj autorit. Para dy javësh, Gjykata e Apelit në Tiranë i liroi nga burgu, duke i çuar në arrest shtëpie, një vendim që ka tronditur familjen Xhejo. ”Vrasja e dytë e djalit tonë”, e quajnë prindërit e Eraldo Xhejo, duke shprehur zhgënjimin e thellë për sistemin e drejtësisë. Babai i djalit, Edi...