Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur
Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë. Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. Dibër/Informacion paraprak Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H. Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën....