Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia. Sipas një njoftimi zyrtar, AKU thotë se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin. “AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.