Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Durrës/ Humb jetën 15-vjeçari i plagosur me thikë, konflikti kishte nisur për një koment online
Ka humbur jetën 15-vjeçari, Erjon Boba, që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës. Adoleshenti shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale. Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë. Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit,që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë. “Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi. Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo...