Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që qeveria ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut. Në një komunikim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar sërish se pezullimi i ministres është absurd si koncept. “Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?”, tha Rama.