Shkëmbim makinash, droga e 1 apartament, sollën sherrin me ‘Bolin’ dhe vrasjen e Mondi Mëhallës

Shkëmbim makinash, droga e 1 apartament, sollën sherrin me ‘Bolin’ dhe vrasjen e Mondi Mëhallës

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Spaho, njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje”, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Mbajtje pa lejë të armë” dhe një plagosje që ka kryer në burgun e Fierit. Nevzat Spaho, mbante kontakte shoqërore me një grup kriminal në Pogradec, që disa prej tyre janë të proceduar në Korçë dhe prokurorinë e Posaçme SPAK. Hetimet e deritanishme, kanë zbuluar se Mondi Mëhalla dhe ortaku i tij në biznes Xhino Ago, disa kohë më...