Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Gjithçka me koncesion”/ Bylykbashi: Rama ka hapur “kutinë e Pandorës” me aferat
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, e cilësoi situatën aktuale si një model të konsoliduar korrupsioni, keqqeverisjeje dhe kapjeje totale të shtetit. Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një skeme të mirëorganizuar ku buxheti publik po shndërrohet në burim fitimesh private dhe ku qytetarët po detyrohen të largohen masivisht nga vendi për mungesë shprese dhe mundësish. Fjala e plotë: “Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. Dhe kjo ka një emër, ishte Edi Rama. Kryeministri jep...