Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rrëzohet dhe vdes 50-vjeçarja në Vlorë, Policia: Dyshohet se era…
Një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor në Vlorë. Sipas informacioneve, mësohet se bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe e cila si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë. Njotimi i policisë: Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.