E rëndë në Vlorë/ Një grua humb jetën pas rrëzimit aksidental nga erërat e forta

E rëndë në Vlorë/ Një grua humb jetën pas rrëzimit aksidental nga erërat e forta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një grua rreth moshës 50 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes. Sipas dëshmitarëve, gruaja po ecte përgjatë trotuarit kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke goditur kokën në bordurën anësore të bulevardit. Rënia ka rezultuar fatale. Kalimetarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e dëmtimit të rëndë në kokë. Raportimet e para tregojnë se në momentin e ngjarjes në zonë po frynin erëra të forta, çka dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit të viktimës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e...