Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hetimi i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, i dyshuari Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë
Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos, i cili konsiderohet si një person kyc në të dhënat që mund të japë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, policia është hermetike për ecurinë së hetimeve. Asnjë nga të arrestuarit e deritanishëm nuk ka pranuar të japë detaje, ndërkohë që të premten do të dalin para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë ish orktaku i biznemenit Xhino Ago dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi, por në një dëshmi parapkrake ka thënë se nuk e ka njoftuar policinë në kohë për shkak se ishte trembur nga ngjarja. Përveç Nevzat Spaho, Xhino Agos dhe rojes Kujtim Pisha, policia arrestoi edhe Naldo Gjinin, nga Lezha i cili ishte...