Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hap pas hapi! Publikohet VIDEO e vrasjes-I parkuar me ‘Range Rover’, autori i shkon në këmbë dhe qëllon mbi Mondi Mëhallën
PAMJE NGA NGJARJA ELBASAN-Janë publikuar pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit. Në videon e siguruar nga ZËRI shihet momenti kur autorët afrohen pranë makinës së viktimës, i cili ndodhej në mjetin e tij tip 'Range Rover' i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Pasi i janë afruar me makinë, njëri prej ekzekutorëve me kapuç në kokë zbret dhe shkon më këmbë drejt Mëhallës duke e qëlluar për vdekje disa herë. Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha,...