Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale për gjurmimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar sot më 3 dhjetor 2025, 9 pasuri të paluajtshme. Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Thuhet se pasuritë e konfiskuara përbëhen nga 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m². “Në vijim të hetimeve...