Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare. Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro. Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore. Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit. Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një...