Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Policia Kufitare në Kakavijë njofton se është informuar nga autoritetet kufitare greke, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se sot nga ora 12:00 deri në 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar. Bllokimi ndodh në zonën e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar të fermerëve grekë. Sipas njoftimit, gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në qarkullim.