Gjykata e Posaçme lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 10:32 Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetimet e SPAK mbi klanet e mafias shqiptare që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më parë në mungesë. Hetimet zbuluan se Haxhiaj, gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre. Oficeri akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa lidhja e tij me grupin kriminal u evidentua gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane.