No Image Available

Mega-operacioni kundër organizatës kriminale shqiptare/ Mediat italiane: U sekuestrua drogë me vlerë 12 mln euro

BRESCIA TODAY Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka filluar në orët e para të mëngjesit mes Italisë, Shqipërisë, Francës dhe Anglisë. Mbi 150 oficerë nga Komanda Provinciale e Breshias dhe S.C.I.C.O., me mbështetjen e Europol, Eurojust dhe forcave të policisë së huaj, po ekzekutojnë 24 masa paraburgimi dhe sekuestrime për rreth 3 milion euro. Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Antimafias së Breshias, është rezultat i një pune hetimore pesëvjeçare, nga 2020 deri në 2025, e kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane brenda një Ekipi Hetimi të Përbashkët (Joint Investigation Team). Hetimet janë bazuar në teknika të sofistikuara: dekodim i bisedave të enkriptuara, përgjime telefonike...