Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Prostitucioni dhe përdorim droge, arrestohen dy shtetase braziliane në Durrës
Dy shtetase braziliane janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdorim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2, të cilin e përdornin për aktivitet të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Operacioni i koduar “STORM” u finalizua pasi efektivët ndërhynë në apartament, ku ndodheshin B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe. Dy të rejat refuzuan të hapnin derën, e cila më pas u hap me asistencën e shërbimit zjarrfikës. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy pasaportat e shtetaseve braziliane, para, telefona celularë, karta SIM, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis. Përveç arrestimit të tyre, është proceduar penalisht edhe shtetasi K. M., 22 vjeç, banues...