Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

Dy braziliane janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit “Storm”. Policia e qytetit bregdetar finalizoi fazën e dhjetë të këtij aksioni që në fokus ka goditjen e prostitucionit. “Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, njoftoi policia. Dy vajzat braziliane gjatë ndërhyrjes së policisë kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit. U desh ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëses që efektivët të futeshin brenda. Nga hetimet rezultoi se dy të rejat e kishin marrë me qira apartamentin dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve...