Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak”/ Vdekja e Shpat Kasapit merr vëmendjen e mediave italiane
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Ai ndodhej në Itali së bashku me familjen e tij, ku kishte shkuar për një vizitë për djalin. Kjo ngjarje tronditëse ka marrë vëmendjen edhe të mediave italiane të cilat shkruajnë: Tgcom24: Muzikë: Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç | Ish-gruaja e tij: “Më ike në krahët e mi.” Leggo: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.” Corriere Adriatico: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët...