Gara për kreun e BKH-së, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

Gara për kreun e BKH-së, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

Prokuroria e Posaçme ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emërimi i kreut të ri të BKH-së do të bëhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar. “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.“-njofton SPAK. Top Channel