Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

pamje nga aksidenti TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe dy pasagjerë të moshave 44 dhe 39-vjeç. Tre të lënduarit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi: Mallakastër/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me...