Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Shpat Kasapi, një zë që shoqëroi brezat. Rikthimi televiziv që mbeti i parealizuar
Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 17:12 Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, shkaktoi dhimbje të thellë në botën e artit, dhe në mesin e shqiptarëve. Shpat Kasapi u rrit duke u bërë një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Talenti i tij u shfaq që në fëmijëri, kur vetëm 13 vjeç fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98”, duke shënuar fillimin e një rruge artistike që do të zgjaste më shumë se dy dekada. Në vitet që pasuan, ai shkëlqeu në festivalet më të rëndësishme të skenës shqiptare, duke fituar çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimin e publikut në “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003”, dhe duke u bërë një emër i njohur për publikun...