Akuzat për urën, GJKKO çon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

Akuzat për urën, GJKKO çon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesit Rr.G, të akuzuar për korrupsion. Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim është paraqitur më 29 shtator 2025. Prokuroria ngarkon ndërtuesin me akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryetarja Zyra Islamaj akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur që çështja të gjykohet nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Posaçme të...