Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
Behar Topilla, një nga figurat më domethënëse të kujtesës së masakrës së Shavarinës në Gllanasellë, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje. Ai ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, ku u vranë mbi 40 civilë shqiptarë. Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin “Sole Survivor”, “I mbijetuari i vetëm”. Topilla kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të mbijetonte. Ai u bë dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë. Zëri i tij ishte pjesë e dëshmisë së gjallë për masakrën e Shavarinës, një histori që ai e mbajti në...