Puthja s’është shpikur nga romantikët! Historia që daton 21 milionë vite më parë dhe evoluimi nga kafshët tek njeriu

Puthja s’është shpikur nga romantikët! Historia që daton 21 milionë vite më parë dhe evoluimi nga kafshët tek njeriu

Kërkim i ri sugjeron se puthja ka origjinë 21 milionë vjet më parë. Studiuesit sapo kanë hedhur dritë mbi një nga gjestet më universale dhe më enigmatike të botës së gjallë, puthjen. Sipas një studimi të publikuar në Evolution and Human Behaviour dhe raportuar nga BBC, puthja, ajo prekje gojë më gojë që ne sot e lidhim me romantiken, mund të ketë rrënjë të thella evolutive, mbi 21 milionë vjet më parë. Njerëzit e bëjnë, majmunët e bëjnë, madje edhe arinjtë polarë. Analiza e re tregon se një paraardhës i përbashkët i njerëzve dhe majmunëve të mëdhenj ka shumë gjasa ta ketë praktikuar këtë sjellje. Po aq intriguese është edhe ideja se neandertalët jo vetëm që puthnin, por mund të kenë shkëmbyer puthje edhe me njerëzit...