Gjykata e Lartë cakton 27 nëntorin për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës

Gjykata e Lartë cakton 27 nëntorin për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës

Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 16:59 Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 të tjerë.