Fëmijët mes librave dhe ekraneve/ Mbizotërojnë librat e përkthyer në panair, shkrimtarët vendas kërkojnë më shumë mbështetje

Fëmijët mes librave dhe ekraneve/ Mbizotërojnë librat e përkthyer në panair, shkrimtarët vendas kërkojnë më shumë mbështetje

Të organizuar nga shkollat apo të shoqëruar nga prindërit, qindra fëmijë janë bërë pjesë e Panairit të Librit që në nisje të tij, por çfarë preferojnë lexuesit e vegjël dhe çfarë ofron libri shqip për ta? “Unë jam më shumë te librat me fantazi, më pëlqejnë edhe librat e letërsisë shqiptare sepse më tregojnë si është zhvilluar libri dhe letërsia shqipe”, thotë një nga fëmijët. “Më pëlqejnë librat e huaj të përkthyer, veprat me aksion dhe luftë”, thotë një tjetër. “Më shumë më pëlqejnë autorë të huaj, por kohët e fundit kam filluar të lexoj shumë autorë shqiptarë”, thotë një tjetër pjesëmarrës në panair. Në letërsinë për fëmijë, veprat e përkthyera nga letërsia botërore mbizotërojnë mbi librat e autorëve shqiptarë. “Shtëpitë botuese gjejnë më shumë...