Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës: Benzi fluturon në kanal, pesë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Novoselës, ku një makinë tip “Benzi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur në kanal. Sipas informacioneve të para, mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë, kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur, pesë persona të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore pasi u nxorën me vështirësi nga automjeti me ndihmën e zjarrfikësve dhe autoambulancës. Burime për Syri TV bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. Ende nuk dihen detaje të plota për gjendjen e të lënduarve, por mjekët po...