Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia në Mesdhe/ Përmbysja e varkës me emigrantë, zhduken trupat e dhjetëra personave, organizata: I konsiderojmë të vdekur
42 persona kanë humbur jetën, pasi varka e tyre me emigrantë u përmbys në Mesdhe. Vetëm 7 persona kanë arritur të mbijetojnë pas gjashtë ditësh të humbur në det, kjo sipas njoftimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka prej 49 persona në bord, me vetëm dy prej tyre gra, u përmbys vetëm gjashtë orë më vonë. Të mbijetuarit, nga Sudani, Nigeria, Kameruni dhe Somalia, u gjetën pas gjashtë ditësh nga një mision shpëtimi libian pranë Fushës së Naftës al-Buri. “Tragjikisht, 42 persona mbeten të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, përfshirë 29 nga Sudani, tetë nga Somalia, tre nga Kameruni dhe dy nga Nigeria”, deklaroi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Kjo tragjedi e rrit numrin e viktimave në rrugën qendrore të...