BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

Bota E Martë, 11 Nëntor 2025 09:01 Komisioni Evropian ka nisur krijimin e një agjencie të re inteligjence, e cila do të jetë nën drejtimin e presidentes së tij, Ursula von der Leyen. Qëllimi i këtij institucioni të ri është përmirësimi i bashkëpunimit dhe përdorimit të informacionit që mblidhet nga agjencitë kombëtare të spiunazhit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Financial Times. Sipas të njëjtit burim, njësia e re do të ngrihet brenda sekretariatit të Komisionit Evropian dhe pritet të rekrutojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së. Ajo do të ketë për detyrë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për qëllime të përbashkëta të sigurisë. Gazeta britanike citon katër persona të njohur me planet, ndërsa agjencia Reuters ka theksuar se nuk...