Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Java Kulturore Britanike! Muzikë, art, arsim dhe sport deri më 15 nëntor
Java e Kulturore Britanike nis sot në Tiranë, duke sjellë një program të pasur ngjarjesh që do të ndërthurin muzikën, artin pamor, filmin, historinë, arsimin dhe sportin, me synimin për të forcuar urat kulturore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Multurës dhe Sportit kjo javë do të shndërrojë qytetin në një hapësirë të gjallë dialogu, bashkëpunimi dhe krijimtarie, ku tradita britanike dhe energjia shqiptare do të takohen natyrshëm. Aktivitetet do të hapen në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me koncertin “Tinguj Madhështie”, ku dirigjenti britanik Dr. James Ross do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-it. Ky koncert do të ofrojë një përjetim muzikor të thellë, duke bashkuar elegancën britanike me pasionin interpretues shqiptar. Më 11 nëntor,...