Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar, çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në Vlorë

Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar, çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në Vlorë

Analistja Brizida Gjikondi tha se numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i pritshëm. Ajo u shpreh se ka një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas. Gjikondi e cilën pjesëmarrjen e ulët në Vlorë, si një ndëshkim për mazhorancën. “Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkisë dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë. Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën. Pjesëmarrja...