Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Vendi ynë këtë të shtunë u përballë me rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Situata u paraqit disi më problematike në qytetin e Elbasanit. Nga pamjet e publikuara në media, shihen rrugët e qytetit të përmbytura dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e nesërme.