Gjendet një trup i pajetë pranë hekurudhës në Peqin

Gjendet një trup i pajetë pranë hekurudhës në Peqin

Një person është gjetur i pajetë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit. Burime bëjnë me dije se personi i pajetë është i seksit mashkull mbi 60 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë, për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes. Ndërkohë identiteti i viktimës është ende i paidentifikuar, ndërkohë që në orët në vijim pritet të dalin të tjera detaje.