Atentatet ndaj pronarit të “Volorekës”, Prokuroria Korçës, jep pretencën: 25 vite burg për “Koron”, 15 për Kaloshin

Atentatet ndaj pronarit të “Volorekës”, Prokuroria Korçës, jep pretencën: 25 vite burg për “Koron”, 15 për Kaloshin

Prokuroria e Korçës, ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes penale Nr.252, që bën fjalë për ngjarjen e rëndë të goditjes me armë drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra pushuesve që ndodheshin mbrëmjen e 1 Gushtit 2020 në Hotel si dhe jetën e vetë Johan Muçllarit, djalit të pronarit të hotelit. Ngjarja që tronditi Pogradecin në kulmin e sezonit turistik, është drejt fundit gjyqësor dhe pritet që pas dhënies së konkluzioneve të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, gjykata të shprehet me vendim për fajësinë apo pafajësinë e personave të proceduar. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të pandehur për këtë çështja janë marrë Meardi Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro” i cili akuzohet nga prokuroria e...