Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sekuestrohen mbi 1.6 ton kokainë dhe…/ Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës
Autoritetet belge kanë goditur një grup kriminal shqiptar të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës, duke arrestuar 16 persona dhe sekuestruar mbi 1.6 ton drogë. Prokuroria e Antverpës njoftoi se operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive mbi një organizatë që dyshohet se importonte kokainë përmes portit të Antverpës. Gjatë aksionit, u sekuestruan gjithashtu armë zjarri, municione dhe dokumente të falsifikuara. Sipas prokurores Kato Belmans, Policia Federale Gjyqësore (FGP) kishte informacione për një bandë kryesisht shqiptarë që përdornin një magazinë në rrugën Pereboom, në Moerbeke, afër Lokeren, për të nxjerrë drogën nga kontejnerët. Operacioni u kryhe më 21 tetor nga njësitë speciale. Gjatë ndërhyrjes në Sint-Niklaas dhe rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona, ndërsa në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në...