Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Kokaina nga porti”/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 16 të arrestuar!
Prokuroria e Antwerp njoftoi se ka arrestuar 16 persona në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se importonte kokainë përmes portit. Në total janë sekuestruar mbi 1.6 ton kokainë. Përveç kësaj, janë konfiskuar disa armë zjarri, municione dhe materiale të tjera të përdorura për tregti të paligjshme. Sipas prokurores Kato Belmans nga prokuroria e Antverpës: “Policia Federale Gjyqësore (FGP) kishte informacione për një bandë droge, kryesisht shqipfolëse, që përdorte një magazinë në rrugën Pereboom në Moerbeke, afër Lokeren, për të nxjerrë drogën nga një kontejner”. “Të martën, më 21 tetor, policia ndërhyri me njësi speciale. Gjatë operacionit, në Sint-Niklaas dhe në rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona. Në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në arka druri”. Hetimet...