Nje automjet përfshihet nga flakët brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë

Nje automjet përfshihet nga flakët brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë

Një automjet ka marrë zjarr mbrëmjen e sotme brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë. Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në të dyja anët e tunelit është bllokuar përkohësisht, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e qarkullimit. Policia ka nisur hetimet për shkakun e incidentit.