Presidentja ngacmohet në rrugë, burri e kap nga gjoksi dhe përpiqet ta puthë

Presidentja ngacmohet në rrugë, burri e kap nga gjoksi dhe përpiqet ta puthë

Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 18:27 Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum është përballur me një situatë të rëndë, pasi është sulmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa po komunikonte me qytetarët në rrugë.  Ngjarja ka shkaktuar një valë zemërimi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, sulmuesi shihet duke u përkulur drejt Sheinbaum dhe duke tentuar ta puthë në qafë pa pëlqimin e saj, teksa ajo po fliste me mbështetësit në një rrugë historike të Mexico City. ”Do ta bëjmë foton, mos u shqetëso”, i tha ajo burrit duke ruajtur qetësinë e saj, ndërsa vetëm më pas një anëtar i ekipit të sigurisë ndërhyri.