Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Vrau gruan, 47-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata e Përzier e Krimeve të Rënda të Selanikut në Greqi, dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar që një vit më parë masakroi për vdekje me thikë gruan e tij 60-vjeçare pas një konflikti me motive xhelozie, pasi e akuzonte për tradhti bashkëshortore dhe për lidhje incestuale me djalin e saj 30-vjeçar. Gjithashtu ai mori edhe 12 vite shtesë për tentativën e vrasjes së të birit, që tentoi të mbronte nënën e tij gjatë sulmit, por mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 dhjetor 2024 në Angelochori, teksa Autori besohet se ka qenë nën ndikimin e fortë të alkoolit. “I pandehuri u shpall fajtor për vrasje të kryer me dashje, në gjendje të qetë mendore, në seri, të përfunduar dhe të...