Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të mërkurë, për grabitje. Sipas uniformave blu, i riu theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe vodhi materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë. “Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari. Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë. Sekuestrohet mjeti prerës. Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës...