Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA, qindra mijë pushime nga puna prej inteligjencës artificiale
Shkurtime masive të vendeve të punës në zyrat e Amazon, UPS dhe Target (një rrjet dyqanesh amerikane). Grupe të tjera në shumë sektorë (banka si Citigroup dhe JP Morgan Chase, liderë dixhitalë si Meta-Facebook dhe Salesforce, gjigantë të shitjes me pakicë dhe automobilave si Walmart dhe General Motors) po paralajmërojnë se do të shkurtojnë punonjës dhe menaxherë ose, të paktën, do të ndalojnë punësimin: inteligjenca artificiale është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre të reja të punës. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e shkurtimeve të tetorit (128,000 nga një total prej 172,000) preku kompanitë e teknologjisë. A po bëhen realitet profecitë e atyre që kanë parashikuar prej vitesh një apokalips për punën intelektuale, profesionet e “jakave të bardha” , të shkaktuara nga përparimi i inteligjencës artificiale? Apo...