Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014
Me paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar miratimin nga Kuvendi të një projektligj të ri “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që parashikon faljen dhe shuarjen e një sërë detyrimesh tatimore e doganore për tatimpaguesit, me qëllim lehtësimin financiar të bizneseve dhe individëve. Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026. Sipas projektligjit nga zbatimi parashikohet të arkëtohen rreth 3.7 miliardë lekë gjatë vitit 2026. Kush përfiton dhe kush përjashtohet Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për...